Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja dhe Alfred Ahmetcenaj, zhvilluan takime në Njësitë 2 dhe 9 në Tiranë, ku takuan qytetarë dhe biznese.
Përveç problemeve të përditshme dhe rritjes së kostove të jetës që shprehin, ka dhe nga ata qytetarë që vlerësojnë punën e Bashës siç është heqja e vizave me BE. “Kam qenë në Greqi në periudhën që thoshin ‘do hiqen vizat, do hiqen vizat’. Nuk kishte shqiptar që nuk thoshte, jo është e pamundur. “Ore do vijmë pa viza, ore është e pamundur”. Nuk iu besohej. Këtë punë e ke bërë ti” – u shpreh qytetari.
Në përgjigje Basha i tha se ky mosbesim ishte për shkak të politikës 35 vjeçare që i ka mashtruar qytetarët dhe i kanë ushqyer me mosbesim. Ai gjithashtu shprehu zotimin se siç u hoqën vizat me BE, do të hiqene dhe vizat me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Sipas tij, kjo realizohet me votën për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik, ndërsa tha se vota për Ramën është të nxjerr shokët nga 7×7=313 dhe fatkeqësisht vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga Burgu.
“E para e punës sepse janë mësuar që politikanët i rrejnë, e dyta sepse nuk kishin vetbesim që mund të bëhej diçka e tillë. Por ne e provuam që bëhet. Po ta bësh një punë me zemër, arrihet.Të njëjtën gjë ju them sot, siç hoqëm vizat me Europën, do punojmë të heqim vizat me Amerikën e me Britaninë. Vetëm se më 11 maj secili prej nesh një votë ka. Unë kam në dorë programin dhe ekipin, ju keni në dorë votën. Vota për numrin 4, është votë për veten tuaj, për familjet tuaja. Kaq. Vota për numrin 5, është votë për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 313-ta. Keq më vjen, por vota për numrin 1, është votë për të nxjerr Ilir Metën nga burgu” – u shpreh ai.
Gjatë takimeve, Basha foli edhe për pikat kryesore të programit që në qendër të tij kanë familjet shqiptare, të rinjtë dhe sipërmarrësit.
Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë
Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme
Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik
Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.