“S’blihet me para” – Basha: Më luftuan për vendimet pro SHBA, sot paguajnë 6 milionë dollarë për një vizë amerikane

spot_img

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Drejt” në Ora News, duke komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, tha se pas 3 vitesh e gjysmë luftë për mbajtjen e partisë pranë Shteteve të Bashkuara, tani po ndërmerrin veprime për ta realizuar këtë me fatura të larta financiare. Ai tha se segmenti i partisë të lidhur me Sali Berishën po kërkon mbështetje amerikane përmes pagesave prej 6 milionë eurosh.

Basha theksoi se lufta e tij ka qenë për të mbajtur PD në krah të SHBA-ve, duke u mbështetur në parime dhe marrëdhënie diplomatike, ndërsa ata tani po e bëjnë këtë përmes parave. Ai theksoi se problemi kryesor për shqiptarët është korrupsioni i qeverisë dhe ndryshimi i saj, duke vendosur të gjithë para drejtësisë jo vetëm e gjysmës që është 7×7=313-ta.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Është një ditë, ku mund të shohim një bumerang që po ndodh në kampin e zotit Berisha. Ju e dini për 3 vjet e gjysëm, beteja kryesore që unë kam ndërmarrë dhe për të cilën jam akuzuar, sulmuar dhe luftuar ka qenë për ta mbajtur partinë Demokratike në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një kusht I padiskutueshëm. Ndërkohë që u bë gjithë ajo luftë për vendime që duheshin marrë për ta mbajtur partinë Demokratike në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot po shohim që, pas 3 vjetësh e gjysëm, kanë ardhur tek e njejta pikë. Çfarë po bëjnë? Po bëjnë gjithçka që ai segment të qëndrojë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm se kësaj rradhe me fatura të kripura financiare, 6 milion euro faturë financiare.
Ne duhet të rrimë mbi qëllimet e shkruara, pastaj nuk jam kundër asaj që shprehët si thelb, ajo është edhe më e rëndë, se ndërkohë demokratëve ju është thënë, çfarë nuk ju është thënë në raport me nongratën, por s’dua të hyj në atë diskutim. Qëllimi I shkruar është që partia demokratike të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës- më fal shumë, po 3 vjet e gjysëm për çfarë u luftova unë? Për çfarë u denigrova unë? Për çfarë u sulmova unë dhe mbështetësit e mi sepse thamë që partia demokratike, – dhe në fakt asnjë forcë serioze politike,- nuk mund të jetë në kurs përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaq e thjeshtë është. Vetëm se unë e bëra me parime, e bëra me rrjetin e marrëdhënieve diplomatike ndërsa këta po e bëjnë me parà, me shumë gjigande parash, 6 milion dollarë. Nëqoftëse pastaj do t’i rrinim gjykimit tënd, 6 milion dollarë për të marrë vizë amerikane. Ky është halli i shqiptarëve? Ky është halli i demokratëve? Halli i shqiptaravë është korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës; halli i demokratëve është plotësimi i një misioni që kanë marrë përballë shqiptarëve që është ndryshimi, që është largimi I kësaj qeverie dhe vendosja e të gjithëve para drejtësisë jo vetëm e gjysmës që është 7×7=313-ta, dhe parakusht për këtë janë disa qëndrime që na bëjnë ne euroatlantik dhe të tjerët fallco-euroatlantik. Qëndrimi I parë që na bën ne Euroatlantik, është mbështetja për pavarësinë e drejtësisë.

Latest articles

Related articles