Bojkoti i mësimit zgjerohet në Shkodër, vijon pa afat në Korçë!

spot_img
Advertisements

Pedagogët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë e kanë nisur bojkotin një ditë më parë dhe do ta vazhdojnë pa afat, ndërsa auditoret janë bosh prej ditësh nga solidariteti i studentëve me kolegët e tyre në Tiranë.

Sot iu bashkua edhe shumica e pedagogëve të Universitetit të Shkodrës, pas thirrjes së Sindikatës së Arsimit, duke e zgjeruar bojkotin atje, ku studentët kishin ndaluar më parë ndjekjen e mësimit.

Në universitetet e Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës mësimi vazhdon normalisht. Në këto institucione numri i studentëve që bojkotojnë është i vogël.

spot_img

Latest articles

Related articles