Kongresmeni amerikan, Mike Lawler, ka reaguar në rrjetin X ndaj protestave kundër qeverisë në Shqipëri.
Ai tha se është kontaktuar nga zgjedhës shqiptaro-amerikanë në distriktin e tij në Nju Jork, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e demokracisë në vendin e origjinës.
Lawler theksoi se çdo qeveri demokratike, sidomos ajo e një aleati të NATO-s, duhet ta respektojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.
Ai e ftoi qeverinë shqiptare të qetësojë menjëherë situatën dhe të heqë dorë nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë.Në fund, ai e ritheksoi mbështetjen për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për popullin shqiptar



