“Babai i tij u vra nga bandat në ’97, duke mbrojtur vullnetin e demokratëve”, Basha ndan historinë e dhimbshme të kandidatit për deputet në Fier: Burhan Misiraj, mban emrin dhe amanetin e një demokrati të rënë në mbrojtje të votës
Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.
Në këtë bashkëbisedim, Burhan Misiraj tregoi momentin e dhimbshëm nga jeta e tij, i cili humbi babain ndërsa ai ende nuk kishte lindur. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. “Ai u vra në krye të detyrës, duke kryer një detyrë patriotike për të djathtën shqiptare” – theksoi Misiraj.
Basha e cilësoi këtë histori si unike mes kandidatëve të koalicionit, duke e përshkruar si një dëshmi të sakrificës dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të Demokratëve Euroatlantik.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Është përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve dhe kjo më është bërë edhe më e lehtë në këtë fushatë, sepse një pjesë e mirë të ekipit tonë përbëhet nga të rinjtë. Nga njerëz të sprovuar në beteja politike që në angazhimin e tyre rinor, sdi student apo dhe gjimnazistë, dhe tashmë si profesionistë të rinj. Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike, për demokratët euroatlantik për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm prej më shumë se një dekade në çdo betejë politike jo vetëm opozitare, por dhe qytetare. Dhe sot është një nga kandidatët tanë në listën e qarkut të Fierit. Burhan ke një histori familjare që do të thoja të paktën në grupin e kandidatëve tanë, të 140 kandidatëve tanë është unike. Është një histori e dhimbshme, është dhe një histori qëmdrese, fisnikërie me sakrificë sublime të babait, apo jo?
Burhan Misiraj: Patjetër që po.
Lulzim Basha: A mund ta ndash me të rinjtë, me të gjithë demokratët euroatlantik, me gjithë demokratët rrugëhumbur që shkojnë pas atyre ikonave të rreme, idhujve të rremë dhe ta kuptojnë që kandidatët tanë janë njerëz të sakrificave personale dhe familjare, a mund ta ndash këtë histori?
Burhan Misiraj: Unë jam djali i Burhan Misirajt dhe kjo është një gjë që me demokratët e Fierit lidhet kollaj. Babai im u vra në qendër të votimit, ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në 1997. Unë nuk kisha lindur kur ai vdiq, prandaj trashëgoj edhe emrin e vet. Edhe kjo është një nga arsyet kryesdore pse unë kam dashur gjithmonë si fenomen të një njeriu që guxoi por nuk pati mundësi. Nuk mund të flasim për dhimbjen sepse është e kuptueshme si për çdo familje.
Lulzim Basha: U vra në krye të detyrës?
Burhan Misiraj: Në krye të detyrës duke mbrojtur vullnetin e djathtëve të shqiptarëve, në zgjedhjet e 1997-ës.
Lulzim Basha: Një viti tmerrësisht të zymtë të një fatkeqësie kombëtare. Pra, ka qenë në krye të detyrës për të mbrojtur votën kur u ekzekutua.
Burhan Misiraj: Po, në qendër të votimit.
Lulzim Basha: duke kryer një detrë patriotike dhe një detyrë për demokratët, për të djathtën shqiptare.
Historia e plotë e demokratit të ndjerë Burhan Misiraj:
Në 29 qershor 1997, Burhan Misiraj atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, ishte caktuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Bandat e armatosura, të cilat prej muajsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe frocat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kulmuan me “aksionin” e tyre, me vrasjen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës…Bashkëshortja e Burhanit, Luljeta, ishte shtatzëne. Disa muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshortit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur. Burhan Misiraj sot është është kandidat për deputet dhe synon që votat e demokratëve për të cilat babai i tij dha jetën ti ktheje në të mirë të çdo të riut të Fierit dhe Shqipëris.