Elvin Bregu, kandidat i KEA: Votat e Korçarëve nuk mund të shkojnë për pinjollët e persekutorëve

spot_img

Në garën zgjedhore të 11 majit, Elvin Bregu, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Korçës, vjen me një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët: është koha që vota e shqiptarëve të mos shkojë më për banditë, përsekutorë apo pazare politike që fyejnë historinë dhe dinjitetin e të përndjekurve dhe pronarëve.

Bregu fton demokratët dhe të gjithë ata që për dekada kanë zgjedhur “të keqen më të vogël”, të mos pranojnë më këtë kompromis moral, por të votojnë me dinjitet për një alternativë ndryshe — për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e Korçës dhe për një politikë që ka në themel vlerat euroatlantike.

E plotë:

ADVERTISING

Asnjë votë për banditët e Rilindjes, që tashmë është pranuar edhe nga vetë ata që kanë masakruar këtë popull.
Asnjë votë për PD-në e Saliut, që kërkon që me votat e demokratëve të nxjerrë deputet përsekutorin Ilir Meta. Si mund të kërkojnë votat e demokratëve, të përndjekurve dhe pronarëve për Ilir Metën?

A ka logjikë ai që shkon e u kërkon të përndjekurve dhe pronarëve të votojnë Ivin në Korçë, pinjollin e familjes së përsekutorëve Kaso të Fierit?! Mos harroni që, sado që ua shesin sikur po votoni një kandidat demokrat – se gjoja ai do të dalë deputet – votat fillimisht shkojnë në kutinë e Ivit. Më pas, nëse do të teprojnë, shohim e bëjmë.

Demokratët, pronarët dhe të përndjekurit e kanë votuar Saliun për 30 e kusur vjet si të keqen më të vogël, e jo si zgjedhje. Sot kanë mundësinë të zgjedhin atë që duhet dhe të mos jenë të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël.

Ju meritoni më shumë.
Korça meriton më shumë.

Voto_4

KoalicioniEuroatlantik

ElvinBregu

Latest articles

Related articles