Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK. Edhe pse kjo e hënë është ditë pushimi zyrtar për institucionet, Berisha do të paraqitet për masën me detyrim paraqitje të vendosur ndaj tij.
Të hënën e parë të këtij muaji Berisha nuk u paraqit në SPAK, për shkak të një angazhimi politik në Strasburg dhe SPAK i konfirmoi lejen e posaçme.