20 gëzhoja, nipin e pronarit të ‘Pelikanit’ e kapën plumbat në gjoks

spot_img

Mbi 20 gëzhoja janë gjetur nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati mbrëmë në Tiranë. Katër persona mbetën të plagosur, mes tyre dy janë të mitur.

Atentati djalit dhe nipit të pronarit të kompanisë “Pelikani Security” ka ndodhur afër Tregut Agro-ushqimor në Lundër, teksa është qëlluar me breshëri plumbash në lëvizje për disa kilometra.

Shoferi 34-vjeçar dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar.

11-vjeçari vazhdon në gjendje të rëndë në reanimacion. Plumbat e kanë prekur në kraharor. 19-vjeçari dhe 34-vjeçari vazhdojnë ende tek Trauma, por jashtë rreziku për jetën.

Latest articles

Related articles