Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, përcolli një mesazh të qartë dhe kritik ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar mbështetjen e CDU-së për Koalicionin Euroatlantik dhe Lulzim Bashën.
Në fjalën e tij, Falenski u ndal tek raportet ndërkombëtare që denoncojnë përhapjen e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes në Shqipëri. “Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar,” – tha ai, duke iu referuar raportit të BE-së për Shqipërinë. “Kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë, përballesh me korrupsion. Është bërë një tumor” – tha ai.
Falenski theksoi se vetë gjuha e përdorur nga BE në dokumentet zyrtare është tregues i një situate alarmante: “Shqetësim serioz” në zhargonin e BE-së do të thotë: “O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet!”. Dhe i vetmi zjarrfikës është SPAK-u – të cilin po përpiqeni ta pengoni.”
Pjesë nga fjala:
- “Korrupsioni në shumicën e fushave… i përhapur” do të thotë në gjuhën e zakonshme: Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar.
- “Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë qendrore dhe lokale dhe institucioneve” do të thotë në gjuhën e zakonshme: kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë dhe autoritetet e saj, përballesh me korrupsion. Një tumor!
- Dhe, kjo e gjitha jep “ende shqetësime serioze”. “Ende”do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama! Po bëni ende shumë pak për luftën kundër korrupsionit!
Dhe më pas vjen dhe më keq: “Shqetësim serioz”, shkruan BE-ja në dokumentin e pozicionimit. Kjo është një gjuhë shumë speciale e BE-së. Në gjuhën e zakonshme, do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet! Dhe i vetmi shërbim zjarrfikës që mund ta shuajë zjarrin është SPAK-u, dhe ju po përpiqeni ta pengoni edhe atë në punën e tij! Kjo nuk mund të pranohet!
Do të turpërohesha si qeveri, po të nënshkruaja një dokument të tillë pas 12 vitesh në pushtet dhe katër vjet e gjysmë pas vendimit të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit në mars të vitit 2020!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një pohim i dështimit!
Dhe a mund të rregullohet e gjithë kjo brenda pak më shumë se tre vjetësh, deri në fund të vitit 2027?
Për këtë nevojitet një ndryshim politik i plotë dhe forca të tjera politike.
Për këtë na duhet një ndryshim thelbësor i politikës këtu, në këtë vend!
Dhe madje edhe atëherë, nuk do të ishte e mundur të shpëtohej ky tumor i korrupsionit brenda tre vjetësh sa duhet për të përfunduar negociatat e anëtarësimit.
Për të arritur në këtë drejtim, është e rëndësishme që sa më shpejt të ndodhë një ndryshim politik me forca të tjera politike!
Dhe një ndryshim të tillë politik e shoh vetëm nën udhëheqjen e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye!
I dashur Lulzim! Në Gjermani po ndiqet me shumë vëmendje sa i fortë dhe guximtar je për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që SPAK të mund të kryejë punën e tij pa pengesa. Për këtë të jemi shumë mirënjohës!
Dhe gjithashtu po shihet qartë kush nuk po angazhohet për këtë, megjithëse është i detyruar nga pozita e tij qeveritare.
Por ju, miqtë e Koalicionit EuroAtlantik, tregoni me fjalë dhe vepra se jeni të vendosur ta luftoni korrupsionin! Faleminderit! Vazhdoni kështu në këtë rrugë!
Kush shikon programin tuaj, merr përgjigje bindëse dhe konkrete për mënyrën se si do të luftohet korrupsioni.
Sepse ju filloni nga lart: për çdo politikan duhet të ketë një proces verifikimi si për gjykatësit dhe prokurorët. Dhe me heqjen e imunitetit të deputetëve, SPAK do të ketë mundësinë të veprojë kundër korrupsionit atje ku ai është prezent.
Kjo është guximshme!
Kjo është e drejtë!
[12/04, 12:21] +355 68 332 7683: “Kryeministri solli kriminelë, trafikantë, hajdutë në parlament”, Basha: 11 maji është i qartë, ose me Edin shokë te 313-ta, ose Koalicioni Euroatlantik me program, ekip dinjitoz dhe mbështetje për SPAK
Gjatë fjalës së tij në takimin ku u fol për programin elektoral të Koalicionit Euroatlantik, Basha tha se Edi Rama do të mbetet si e keqja më e madhe e vendit që nga themelimi i shtetit shqiptar, pasi solli në parlament kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë.
Me gjysmën e kabinetit të kryeministrit në burg, Basha tha 11 maji është i qartë për çdo qytetar. Sipas tij, me Ramën dhe katër vite do kenë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion për në BE, ose vota për Koalicionin Euroatlantik me program ekonomik, me ekip dinjitoz dhe me mbështetje totale për SPAK.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ky është Edi Rama, që socialistët e ndershëm që besuan se duke votuar për të do të sillnin ndryshimin, e patë në sytë e tyre se çfarë solli. Disa të korruptuar, kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë dhe tani kërkon dhe katër vite të tjera. Katër vite të tjera vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka tel 7×7-313. Këtu ka arritur rrugëtimi politik i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion, vjedhje në skandale korruptive si asnjëherë që nga Shqipëria e pavarur 1912-ën. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmës tjetër nën hetim për korrupsion. E pra, është e qartë se katër vite të tjera me Edi Ramën do të thotë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion në rrugën që ne të gjithë duam, drejt Bashkimit Europian. Ndaj, kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja: më 11 maj në shtëpi le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që kanë mbushur xhepat me taksat e shqiptarëve dhe me taksat e socialistëve, le të rrinë ata që zhgënjyen votuesit e tyre socialistë duke premtuar ndryshim, e duke sjell korrupsion. Le të rrinë ata që u heqin bukën e gojës familjeve të varfra për të mbushur xhepat e tyre, më 11 maj çdo shqiptar që do ndryshim e ka alternativën, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, ekipin tonë të mrekullueshëm.
Koalicionit Euroatlantik ka sot pikë të parë mbështetjen totale ndaj SPAK, jo me fjalë, por me vepra. E vetmja forcë politike që ka dorëzuar në parlament prej një viti e gjysmë paketën anti-korrupsion. Me mbështetje për SPAK, me financa, burime njerëzore, infrastrukturë ligjore për një bashkëpunim sa më të mirë me institucionet ndërkombëtare penale, në mënyrë që puna që ka nisur të shkojë deri në fund. Pandëshkueshmëria të marrë fund dhe 313-ta të mbushet plotë me ata që kanë vjedhur dhe abuzuar me pasuritë e shqiptarëve.



