Lista e Ramës dhe Berishës janë projekti sekret anti-SPAK | REDAKSIONALE

spot_img

Listat e Sali Berishës dhe KM janë në simetri të plotë, me besimtarë, neofitë, që nuk e thyejnë fjalën në dysh dhe votën në shtator për të shkrirë SPAK/GJKKO.

Të rinjtë e paformuar politikisht të PS si Ilva Gjuzi dhe besnikët besimtarë të kultit të Berishës, si Jozefina Paloka janë perfekt për planin sekret të Partisë me 2 tifozeri, kuq e blu.

Fjalën e përdorin për demokraci, votën e lirë dhe integrimin evropian vetëm për të fshehur mendimet e qëllimet e fshehta. Rikthimi i Partisë mbi Shtetin.

Për këtë arsye Edi Rama shkroi porosinë në grupin uacap të PS kundër mbrojtjes së deputetit Etjen Xhafaj kundër SPAK.

Për këtë arsye Sali Berisha ka zhdukur për ca kohë retorikën anti-SPAK derisa shqiptarët të harrojnë paudhësitë e tyre dhe projektet për të shkrirë SPAK.

Me këto lista të sigurta me 94 deputetë, PS dhe PD kanë gati instrumentet për ndryshime kushtetuese kundër reformës në drejtësi që sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit dhe po fut në burg politikanë të lartë. Ata po presin me shpirt të ngrirë të kalojnë va muaj derisa parlamenti të rikthehet në shtator për ti vënë frerët prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO.

Latest articles

Related articles