Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa është dhunuar pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.
Biznesmeni në videot shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë dhe shprehet se dy personat e sulmuar pasi kishin të bëjnë me një konflikt biznesi.
Ai tregon se teksa ishte në rrugë njëri nga sulmuesit i indentifikuar si Dio e ka ndaluar dhe ka biseduar në lidhje me këtë projekt.
“Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin. Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh,” tha Çipa në deklaratën e tij.
“Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tregon ai