Pse Edi Rama po ja ha djersën shqiptarëve ? – REDAKSIONALE

Mburret Kryeministri Edi Rama nga maja e Italisë, se i ka ndryshuar faqen Shqipërise, sepse në 35 vite Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë sa sot dhe për këtë ai direkt dhe indirekt ja jep meritën vetes së tij, partisë së tij dhe ndoshta dhe oligarkëve, se dhe ata mund të jenë vetë ai.
Na përmend Saliun dhe Salianjin, Gazin dhe Mulin, Katranin dhe Rrumpallën.
Po kujt ja përmend Edi Rama këto?
Kujt?
Na e përmend neve shqiptarëve!
Neve që veç kemi punuar dhe kurrë s’kemi përfituar privilegje sa kanë fituar këta të gjithë me në majë Edi Ramën për 34 vite?
Çfarë privilegjesh?
Po ku ka privilegj më të madh se të jesh KM, të jesh Ministër, apo deputet, i shqiptarëve?!
Nuk ka!
Edi Rama këtë Shqipërinë e sotme për të cilën krenohet ja ka borxh shqiptarëve që kanë lënë atë që nuk thuhet që vendi jonë të jetë ky që është.
Kush mund ta pyesi nga afër Edi Ramën:
Se ku shkoi djersa e prindërve tanë?!
Ku shkoi djersa e emigrantëve?
Ku shkoi?
Pse nuk flet për kontributin e baballarëve dhe nënave tona, për kontributin e emigrantëve, që kanë punuar një jetë, edhe në demokraci, për të dalë me pensione mizerabël.
Shqipërinë e kemi bërë ne shqiptarët e thjeshtë o Edi Rama. Jemi me qindëra mijëra shqiptarë të ndershëm në PUNË.
Nuk e ke bërë as ti Edi Rama, as Berisha apo Nano.
PS e PD Jo e Jo!
Edi Rama po bën politikë me djersën e qindra mijë shqiptarëve.
Nuk mundet!
Nuk mund të tallet me djersën e pensionistëve dhe familjarëve tanë asnjë politikan i llastuar me privilegjet e pushtetit.
Jo në emrin tonë o Edi Rama!
Nëse do ishe një njeri normal, ti do e kuptoje, që çdo shqiptar mund ta bëjë punën tënde më mirë, se çdo shqiptar do e përfaqësonte Shqipërinë më mirë në eventet si ato ku ikën ti me atlete.
Mohoje po deshe!
E vetmja arsye pse ikën ti, pse ti je në atë tavolinë është sepse ne shqiptarët jemi tolerantë e na vjen zor të kërkojmë atë që na takon.
Ndërsa ti nuk ke turp të marrësh merita që nuk të takojnë.

Latest articles

Related articles