Dy ditë pasi u dënua me vendim të formës së prerë nga apeli i GJKKO, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nuk është gjendur nga policia.
Bëhet me dije se ish-zyrtari i lartë nuk është gjendur në banesë. SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg.
Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.



