Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u përplas me një makinë, ngjarje nga e cila humbi jetën shqiptari nga Kosova i identifikuar si Kadri Behluli.
Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijm, deri më tani dyshohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e përgjumjes së viktimës, çka shkaktoi humbjen e kontrollit të mjetit duke sjellë fundin tragjik për shtetasin shqiptar nga Suhareka.
Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur dhe dy familjarët e viktimës të cilët po udhëtonin me të, konkretisht bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Behlulit të cilët gjenden në Spitalin e Traumës duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht thuhet se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit shtetasi A.M është shoqëruar për në komisariatin e Lezhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjes së rëndë.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale” njoftoi sot Policia



