Strasburgu: Përgjimet në Sky dhe EncroChat mund të përdoren si prova

Goditje e fortë për krimin e organizuar. Gjykata e Strasburgut e cilëson të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat. Strasburgu deklaron se këto përgjime me miliona biseda janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.

Vendimi do të ketë ndikim edhe në Shqipërisë, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione ku kriminelët përgatisnin dhe urdhëronin vrasje.

SPAK ka në dorë disa dosje bazuar mbi këto përgjime, por disa prej atyre që ndodhen në qeli, mes tyre biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat

Latest articles

Related articles