Lita për vendimin ndaj Salianjit: Janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD

Gazetari Lavdrim Lita, nga Faktor.al, foli në emisionin Review për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj deputetit, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”.

  • Sipas tij, Partia Demokratike nuk duhet “të nxitojë” për të akuzuar trupën gjykuese që dha atë vendim ndaj deputetit, sepse është po e njëjta trupë gjykuese që i ka dhënë vulën këtij subjekti politik.

Në vazhdim të kësaj gazetari tha se përfaqësuesi ligjor i Salianjit do duhej t’i ishte referuar disa vendimeve të Gjykatës së Lartë për të njëjtat raste, ku arsyetohet se denoncimi publik dallohet qartazi nga kallëzimi i rremë.

Është vendim për të mbipopulluar burgjet me deputetë. GJyqtarët nuk e kanë marrë idenë që mund të bëhej me dënim alternativë, të cilët janë të njëjtët gjyqtarë që i dhanë vulën PD-së. Në 11 qerdhor e njëjta trup gjykuese ka gjykuar çshtjen e rikthim të vulës, tek Partia Demokratikem, tek Ervin Salianji. O kanë qenë bashkë ateherë, o s’kanë qenë. Pra ose janë koherent, ose do jua lënë vendimet palëve të tjera. Salianji fare mirë mund të mbrohej me një vendim të Gjykatë së Lartë, siç bëri Dritan Goxhaj ku dhe ai është akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe GJL ka thënë që denoncimi publik nuk është regjistruar si kallëzim. Dhe i kanë dhënë lirinë sepse shihej si çështje e lirisë së fjalës. Ngjarja për Agron Xhafaj sepse në Parlament në 2012 deputeti Fatos Hoxha ka thënë që vëllai yt ja ëshstë i përdshirë në trafikim droge,” –u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles