Komanda ushtarake ruse priste sulmin ukrainas në Kursk dhe për disa muaj po hartonte planin për ta parandaluar atë, sipas dokumenteve që, siç pretendon ushtria ukrainase, i kapi nga pozicionet e braktisura ruse në rajon.
“Zbulimi e bën edhe më të turpshëm çorganizimin në radhët e forcave ruse pas sulmit në Ukrainë në fillim të gushtit”, shkruan The Guardian, e cila ka akses në dokumentet në fjalë.
The Guardian vëren se nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur autenticiteti i dokumenteve, duke theksuar megjithatë se ato mbajnë vulën zyrtare të ushtrisë ruse.
Në fund të gushtit, gazetarët e gazetës britanike kontaktuan ekipin e operacioneve speciale ukrainase që sekuestruan dokumentet.
Sipas ukrainasve, ata ishin mbledhur nga ndërtesat në rajonin e Kurskut dhe vinin nga Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimi sekret (FSB) dhe ushtria.