Veprimet e Mossad – it shoqërohen gjithmonë me hipoteza e teori, por që janë histori pak a shumë të besueshme.
Ky ishte rasti i eliminimit të babait të bombës atomike iraniane Mohsen Fakrizadeh (u vra me mitraloz me telekomandë), të eksponentit të Hamasit Ismael Haniyeh (me raketë), të liderit të Hezbollahut Fuad Shukr (sulm ajror). Dhe tani sulmi i jashtëzakonshëm ndaj hezbollahut.
Informacioni
Inteligjenca ishte e aftë në zbulimin e furnizuesit me pajisje dhe organizoi operacionin për t’u përfshirë në marrëveshje. A i dha ryshfet dikujt? A futi një spiun? Gjithçka është e mundur, thjesht duhet të dish të lëvizësh dhe të “shtypësh” butonat e duhur për të bindur dikë të bashkëpunojë.
Biberpët
Disa muaj më parë, guerilët kishin marrë disa mijëra biper, të konsideruar më të sigurt në komunikim sesa celularët. Fraksioni i porositi ato nga një kompani tajvaneze, Gold Apollo, por më pas ato u bënë me licencë nga një tregtar evropian, BAC, me qendër në Budapest, Hungari.
Sipas New York Times, izraelitët manipuluan pajisjen – model AR 924 – para mbërritjes së tyre në Liban duke futur një sasi të vogël eksplozivi. Një ekspert shtoi se, megjithatë, një modifikim i mëtejshëm do të ishte i nevojshëm për të lejuar funksionimin normal të tij dhe për të shmangur “ndezjen” aksidentale. Me pak fjalë, një punë që sigurisht nuk ishte e shpejtë dhe që duhej kryer pa lënë më të voglën gjurmë.
Kompania
Nuk mungojnë faktet interesante për kompaninë hungareze Bac. Krijuar në vitin 2022, drejtuar nga Cristiana Barsony-Arcidiacono. Ajo ka një zyrë në një ndërtesë dykatëshe në Budapest ku emri i kompanisë shfaqet vetëm në një fletë letre të varur në një derë. Duket se nuk ka asnjë objekt dhe informacion për drejtuesin. Ajo prezantohet në rrjetet sociale si eksperte për çështjet mjedisore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, e diplomuar në Britaninë e Madhe..
Arcidiacono, e kontaktuar me telefon nga NBC , tha se kompania e saj luajti vetëm një rol ndërmjetësimi. Pra, nga erdhën biperët? Me çfarë garancish?
Eksperti
Mbi dinamikën e mundshme ka folur Paolo Dal Checco, mjek ligjor i fushës kibernetike. “Për të kryer një sulm të këtij lloji ata duhet të kenë planifikuar gjithçka shumë kohë më parë, duke studiuar zakonet e atyre që më pas do t’i blinin/përdornin, duke kompromentuar pajisjet dhe/ose bateritë (Unë anoj drejt pajisjeve), duke vendosur një sistem që do t’i lejonte ato të funksiononin siç duhet, por në të njëjtën kohë do të lejonte aktivizimin e “backdoor” në një pikë të caktuar. Ata ndoshta kanë “ndikuar” edhe në protokollin që përdor frekuencat e radios për të dërguar sinjalin tek të gjithë pagerët, duke siguruar që të gjithë të aktivizojnë biperin. Ndoshta ata e kishin programuar sistemin për të reaguar ndaj një mesazhi të caktuar. Nga videot mund të shihni që pager-i tingëlloi dhe shfaqte diçka në ekran, pas 3/4 sekondash shpërtheu. Ndoshta ishte në të vërtetë mesazhi i aktivizimit …”, tha ai.
Shpërthimi
Për “shkaqet” e shpërthimit të njëkohshëm janë formuluar hipoteza të ndryshme. Frekuencat radio që shkaktuan kurthin. Ose agjentët shkaktuan mbinxehje të baterive që çoi në shpërthimin e përzierjes së futur në pajisje. U fol për PETN apo plastikë. Ndërhyrja kibernetike është gjithashtu ndër skenarët (jo të gjithë janë të bindur).
Taktikat
Manipulimi i pajisjeve është në traditën e Mossad-it. Dhe jo vetëm kaq. Vite më parë ai krijoi kompani që kishin nënshkruar kontrata për t’i shitur Iranit teknologji të aftë për përdorim ushtarak. Realisht jepnin materiale të komprometuara, me defekte. Një nga kompanitë ishte në Milano, e menaxhuar nga një agjent me origjinë australiane, i cili më vonë përfundoi në burg në Izrael me dyshimin se kishte treguar atë që dinte dhe vdiq nga vetëvrasja (sipas autoriteteve) në qelinë e tij.