Mbledhja e Pezës u tradhtua nga Enver Hoxha për llogari të Serbisë

nga Sebastian Zonja

Kur thonë bijtë e etërve, shpeshherë kanë të drejtë.
Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot Konferencën e Pezës në një aktivitet të posaçëm ku u evidentuan vlerat e shoqërisë shqiptare si anti-fashiste. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali bëri thirrje që politika të gjejë rrugën e bashkëpunimit për integrimin në Bashkimin Evropian.
Më 16 shtator të vitit 1942, në Pezë u morën këto vendime:
1- Krijimi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.
2- Mobilizimi i popullit në luftë kundër pushtuesve.
3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.
4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.
5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.
Për çështjen e rikthimit të mbretit Zog u vendos që vendimi të merrej pas lufte, nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, duke u mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes.
Partia Socialsite është pasardhëse e Partisë së Punës që qeverisi vendin për 50 vjet nën diktaturë. Pjesëmarrësit e Konferencës vinin nga rryma të ndryshme politike – Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga komunistët – Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini.
Tani, pas kaq vitesh, gjejeni se si u arrit që të vriteshin e persekutoheshin, të shpalleshin tradhtarë e të syrgjynoseshin nëpër burgje e internime gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje?
Cila prej pikave të rëna dakord u respektua nga komunistët?

Latest articles

Related articles