Manjati Elon Musk në një postim të fundit në X, ironizoi këngëtaren Taylor Sëift për mbështetjen që ajo tregoi karshi kandidates për presidencën e SHBA, Kamala Harris.
“Mirë Taylor, fitove. Do të të jap një fëmijë dhe do i mbroj macet e tua me jetën time”, shkroi Musk në X.
Taylor e etiketoi veten si një “grua me mace dhe pa fëmijë”, duke thumbuar kështu JD Vance, kandidatin e propozuar nga Donald Trump si zëvendëspresident, në rast se ai fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.Para disa kohësh Vance është shprehur se: “SHBA është udhëhequr nga gra pa fëmijë që kanë mace dhe ato janë të palumtura me jetët e tyre. Zgjedhjet që ato kanë bërë e kanë bërë edhe pjesën tjetër të vendit të palumtur”.
Taylor, në një postim në Instagram ka deklaruar se mbështet Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor.
“Do të votoj Kamala Harris, sepse ajo lufton për të drejtat dhe sepse besoj se duhet një luftëtare. Mendoj se ajo është mendjemprehtë, një udhëheqëse e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë më shumë nga ky vend, nëse udhëhiqet nga qetësia dhe jo nga kaosi”, tha ajo.