Një vajzë 10 vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur nga një atentat mafioz që ka ndodhur natën vonë të së premtes në një nga lagjet e Athinës.
Ajo ka qenë në lokalin e babait të saj, kur katër persona që udhëtonin me makinë, kanë hapur zjarr nga rruga.
Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou nr. 32, kur persona të panjohur kaluan jashtë kafenesë “Amora” dhe qëlluan drejt fasadës së dyqanit.
“Vajza 10-vjeçare e pronarit të lokalit u plagos në këmbën e majtë, në zonën e pulpës, nga të shtënat me armë zjarri. Fëmija u dërgua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve nga nëna e saj”, shkruajnë mediat greke.



