Në QSUT është kryer ndërhyrja MidCABG (bypass aorto-koronar), tek një pacient 73-vjeçar, i cili kishte ngushtim kritik të arteries koronare të majtë.
Operacioni u krye pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal, duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme.
Reagimi
Në vazhdën e teknikave të reja mini-invazive, në QSUT është kryer ndërhyrja MidCABG (bypass aorto-koronar). Kjo procedurë u realizua në një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të veshkave dhe diabet, i cili kishte ngushtim kritik të arteries koronare të majtë.
Për shkak të patologjive shoqëruese, operacioni u krye pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal, duke mbajtur zemrën në punë gjatë gjithë kohës dhe pa hapur kraharorin në pjesën e përparme.
Kjo ndërhyrje, e njohur si MidCABG, u realizua me një incizion alternativ, mini-torakotomi e majtë, me një hapje minimale prej 6-7 cm në hapësirën e katërt ndërkockore, duke lejuar një rikuperim të shpejtë të pacientit dhe ekstubimin e tij të menjëhershëm. Trauma minimale bën që pacienti të kalojë shpejt në repart dhe të dalë nga spitali në gjysmën e kohës së zakonshme, duke ulur kostot dhe ditëqendrimin.
Kjo procedurë e re i shtohet spektrit të ndërhyrjeve mini-invazive që kryhen rutinë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT.
Mir?njohje nga ekipit të mjekëve dhe infermierëve: Prof. Asoc. Altin Veshti, Dr. Arber Aliu, Dr. Fjoralba Qejvani, Dr. Ervin Bejko, Esmerilda Bulku, Jonela Burimi si dhe infermierëve Majlinda Elezi dhe Nerenza Elezi. Një falënderim u veçant? p?r Dr. Stak Dushaj nga Qendra Universitare e Zyrihut në Zvicër për mbështetjen e tij të vazhdueshme./CNA



