Në pranga ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës dhe grupi i tij

spot_img

Ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri është në mesin e personave të arrestuar, që akuzohen se rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Naim Qarri dyshohet se në bashkëpunim me 6 personat e tjerë i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Arrest në burg” për shtetasit: Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta

“Arrest në shtëpi” për shtetasit: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Latest articles

Related articles