Flirtet në plazhe| Numri më i lartë i divorceve korrik-gusht, ditët e verës test për çiftet

Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për flirtet të cilat janë më të shpeshta në stinën e nxehtë të verës. Ai shprehet se është pikërisht kjo periudhë veçanërisht muajit korrik-gusht kur çiftet ndahen më shumë dhe numri i divorceve është më i lartë, teksa e cilëson këtë kohë dhe si një test për ta.

Lidhjet erotike vihen në provë dhe ka një diskordancë të madhe mes atyre lidhjeve që pësojnë divorc sepse këtu kuptohet si janë marrëdhëniet dhe si funksionon një martesë. Në këto rrethana si rezultat i flirteve në këtë periudhë ndodhin më shumë divorcet sepse mund të krijohen rrethana dhe shanse për lidhje të reja.

Një krisje që ka pësuar një lidhje ekzistuese, e dikurshme që ka brenda kontradikta mund të pësojë jo kthim pas dhe për këtë arsye ndodh divorci. Vendet skandinave e kanë nivelin e divorceve 42% dhe muajt më intensiv janë korriku dhe gishti. Dhe këtu te ne kam përshtypjen se shtohen këto rreziqe në këtë periudhë.

Është mirë se këto dy muaj të bëjnë dhe një testim të lidhjes sepse kur je buzë detit dhe me pushime dhe çifti është më shumë se kurdoherë bashkë ata kuptojnë një të vërtetë se kjo lidhje vazhdon apo përfundon.

Më tej ai shtoi se divorci është bërë një tumor social, pasi pasojat e divorcit në Shqipëri si nga flirti këto muaj apo për shkak se nuk funksionon martesa edhe pse janë gratë ato që e pësojnë më shumë.

Për mua fakti që kohët e fundit janë gratë ato që po kërkojnë divorcin tregon empancipim. Statistikat evropiane tregojnë se tradhtitë bashkëshortore apo mungesa e besnikërisë bashkëshortore ka shkuar pothuajse barabartë.

Kam përshtypjen se ne nuk jemi në këto shifra, vitet e fundit është rritur numri i kërkesave nga gratë për divorce por besoj se nëse do bënin një diagnostikim të divorceve që kërkojnë gratë nuk vjen nga kjo, por për faktin se shumica e grave hyjnë në martesa që nuk funksionojnë, futen në grackën e një burgu shtëpiak.

Në shoqërinë shqiptare akoma ka një koncept dikotomik për tradhtinë bashkëshortore, nëse ajo e mashkullit edhe falet, një flirt e femrës konsiderohet si një tragjedi e madhe sepse shoqëria shqiptare ka koncept tjetër për moralin e mashkullit dhe të femrës dhe vazhdojmë ta ushqejmë që në fëmijëri.

Gjatë kësaj periudhe ka më shumë provokime sepse këto ditë vere janë të përshtatshme për njerëzit që janë të paqëndrueshëm për marrëdhëniet e tyre. Mendoj se një pushim i përbashkët i një çifti që kalon momente të krizës martesore do të ishte shumë i rëndësishëm.

Latest articles

Related articles