Po pastronte pusin, por bie brenda, humb jetën i moshuari në Durrës


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në pusin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia

Latest articles

Related articles