nga Isa Myzyraj
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur këtë të diel edicionin e parë të “Lajmeve”.
Moderatorja jep “lajmet” nga salla e seancave plenare, ndërsa kronikat e përgatitura janë sigurisht propaganda për qeverinë dhe shumicën parlamentare.
Kronika numër 1. Komisioni i reformës zgjedhore. “Gazetarët” kishin përgatitur kronikën me fjalën e dy bashkëkryetarëve dhe fjalën e kreut të Grupit të PS-së Taulant Balla, por nuk e kishin përfshirë sigurisht reagimin e kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi për të njëjtën çështje.
Kronika numër 2. Komisioni i Reformës Territoriale faza 2. Vetëm qasja e PS-së!
Kronika numër 3. Bujqësia. Ministri i Bujqësisë në Komision, propaganda vetëm e ministrit, sa mirë jemi, sa mirë do të bëhemi, asnjë kritikë për buxhetin. Vetëm qasja e PS-së!
Kronika numër 4. Ekonomia. Ministra e Ekonomisë në Komision, propaganda vetëm e ministres, sa mirë jemi, sa mirë do të bëhemi, asnjë zë kritik për buxhetin. Vetëm qasja e PS-së!
Kronika numër 5. Punët e Jashtme integrimi. Kryenegociatorja në komision, sa mirë jemi, sa mirë do të bëhemi, asnjë zë kritik për buxhetin. Vetëm qasja e PS-së!
Kronika numër 6. RTSH në komision. Drejtorja e RTSH-së dhe Kreu i Këshilli në Komision, asnjë zë kritik për buxhetin dhe menaxhimin e RTSH në “lajmet” e Kuvendit.
Kronika numër 7. Drejtësia në Komision. Institucionet e drejtësisë në Komisione. Vetëm qasja e PS-së!
Kronika numër 8. Policia dhe burgjet në Komision. Fjala e drejtorit te Policisë dhe fjala e drejtoreshës së burgjeve.



