Sherr me thika në burgun e Durrësit, një i plagosur (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Një konflikt mes dy të burgosurve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës ka përfunduar me plagosjen e Ilir Bibës me një mjet prerës. Për ngjarjen, e regjistruar më 15 nëntor 2026, është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti mes dy të burgosurve, Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën.

Muharrem Bugjisha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve në Kukës.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

spot_img

Latest articles

Related articles