Të armatosur me thika, kërkonin përplasjen me tifozë shqiptarë, arrestohen 70 tifozë italianë

Pavarësisht marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ka pasur dhe një grup tifozësh Italianë që kanë shkuar në Dortmund me synimin për të sulmuar tifozët Shqiptarë.

E përditshmja sportive “Gazzetta Dello Sport” raporton se shërbimi i parandalimit të forcave gjermane të rendit ka ndaluar 70 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes debutuese të Kombëtares Shqiptare.

Tifozët në fjalë kanë qenë të armatosur me thika, bomba artizanale dhe sende të forta dhe kishin si synim të përplaseshin me tifozët shqiptarë.

Latest articles

Related articles