Derbi mes “Partizanit” dhe “Tiranës” ka vazhduar edhe pas mbarimit të ndeshjes. Por këtë herë në rrugët e Tiranës.
Një grup të rinjsh, tifozë të “Partizanit” janë përleshur me mjete të forta me një grup të rinjsh, dyshohet tifozë të “Tiranë” pranë kompleksit “Kika” në Komunën e Parisit”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë qetësuar situatën.
Mësohet se nga përleshja mes të rinjve nuk ka pasur të plagosur.