Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Open” në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe jo me ish-kryeministrin Berisha.
Ai u shpreh se Rama e di që “Berishën e mund sa herë t’i dojë qejfi dhe pasi e mund, e ngre, i fut serumin dhe e mban në këmbë”.
Sipas tij kreu i qeverisë “e ndjen peshën elektorale” të Bashës, ndërsa theksoi se Berisha nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dh vetëm mundet ta pengojë.
“Ramën nuk e kam lënë të vijë në pushtet në 2009-ën. Ai e di që Berishën e mund sa herë t’i dojë qejfi. Prandaj pasi e mund e ngre, i fut serumin dhe e mban në këmbë. Problemin Rama e ka me Lulzim Bashën, pikë. Ai e ndjen peshën time elektorale. Unë nuk jam i ngjitur pas karriges, e bëj sepse besoj se mund të ndryshojë Shqipëria. Nuk e kam lidhur ekzistencën time fizike, financiare me politikën. Unë jam i vetmi që u dal jashtë hesapit. Berisha ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, por nuk ka më cfarë t’i japë PD-së. Vetëm mund ta pengojë”, u shpreh ai