Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se koncesioni i sterilizimit është një nga punët më të bukura të qeverisë së tij dhe sa i përket atyre që kanë shkelur kontratën apo janë nën akuzë, duke e cilësuar një gjynah ndaj popullit ose atdheut paralajmëroi se do paguajnë.
Duke iu referuar hetimit të SPAK për këtë koncesion dhe arrestimet për shpërdorim detyre, falsifikim apo mashtrim, Rama deklaroi se kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen.
“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë. Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen