Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pasur sot një vizitë nga miqtë e tij, me të cilët, ka ndarë leje ndërtimi e punë të ndryshme në Tiranë.
Të flasë Erion Veliajt për lejen për Malin e Tiranës, qiradhënësit të djalit të Sali Berishës. Të flasë Erion Veliaj për lejet e ndërtimit për kullat tek Liqeni, tek Garda, tek 21 dhjetori, tek Zogu i Zi, etj. Të flasë Erion Veliaj për Kontaktin që ka me Sali Berishën. Të flasë Erion Veliaj për marrëdhëniet “më jep të jap” me Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe hyzmeqarë të tyre.
Të flasë Erion Veliaj për 15 kompanitë e tjera të ndërtimit që kanë bërë bashkim “operatorësh” kompanish për të fituar tendera publikë për shkolla dhe punime të tjera. Të flasë Erion Veliaj për kompani divjake e rolling hillsat që janë tek dosja 5D. Janë 15 kompani ku gjysma financon Foltoren.