Gjykata e Lartë nuk i jep telefonin Monika Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK.

Aparati celular i llojit “iPhone” i është sekuestruar një personi të afërt të Kryemadhit, ndërsa dyshohet nga SPAK se përdorej prej saj.

Një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi në Dhomë Këshillimi të mos pranojë rekursin e bërë nga Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 4 janarit 2024, që nuk liroi nga sekuestroja telefonin.

SPAK është duke hetuar në një dosje të vetme dy kallëzime të bëra ndaj bashkëshortëve Meta-Kryemadhi. I pari është kallëzimi i ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka pretenduar “korrupsion” e “fshehje pasurie”.

Kallëzimi tjetër është bërë nga avokati Idajet Beqiri, i cili akuzon bashkëshortët se kanë kryer shpenzime të pajustifikuara në burime të ligjshme për shërbime estetike.

Latest articles

Related articles