Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza se projekligji për Amnistinë Penale shpërblen zyrtarët e korruptuar duke i liruar nga burgu, ndërsa sipas tij “ndëshkon opozitën dhe protestuesit”.
Gjatë fjalës në Kuvend, u shpreh se maxhoranca kaloi në rend të ditën Amnistinë Penale pa e futur në Komisionin e Ligjeve se “nuk sepse nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihjen me një Amnisti që shpërblen zyrtarët të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO”.
Ai theksoi se ky është një pazari i ulët anti-SPAK mes Rithemelimit dhe PS.
“Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës, doni ta fusni sot pa e futur në Komisioni e Ligjeve.
Na ftoni që çfarë kemi ta themi në sallë, pse? Sepse nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihjen me një Amnisti që shpërblen zyrtarët të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë.
Kategoritë që përfitojnë janë zyrtarë të dënuar apo hetuar për korrupsion. Është Pazar i qartë, përjashtohen protestuesit e opozitës. Ky është një pazar i ulët anti-SPAK”, u shpreh Basha



