Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma ne Shqipëri, ish-drejtues dhe drejtues te policisë etj! Ne mesin e tyre është një ndërtues i njohur i proceduar për ndërtimin e një pallati pa leje ne Tirane!
Një ndërtues tjetër ‘artiste’ i cili në qeverinë e KM Rama, ka rinovuar ndërtesën e kryeministrisë nga brenda!
Një pronar mediash, një ‘biznesmen’ i fuqishëm që kontrollonte dhe vazhdon të kontrollojë doganat në Shqipëri! Ish-zyrtarë të lartë të doganave, ku nuk mungon edhe politika në rang deputeti, një pronar hotelesh, ish-drejtues i një kompanie të lojërave të fatit, etj!
E për ti nxjerr të gjithë këta individ, që janë fshehur e anashkaluar me kohë, SPAK-u duhet ti kërkojë MATERIALET autoriteteve gjermane! Ato materiale e letër-porosi që ata KURRË nuk e sollën për shkak të humbjes se besimit në prokurorinë e atëhershme!
Nëse SPAK-u e merr seriozisht dhe e lejojnë të hetojë, duhet ti kërkojë me letër porosi autoriteteve gjermane të sjellin dosjen ME përgjime, pamjet filmike e fotot e takimeve, hyrje-daljet ne Gjermani, të dhënat e kompanive dhe anijet që sollën plehun/kokainë nga vendet latine në Shqipëri! Emrat e Ish/dhe zyrtarëve të policisë që dekonspiruan operacionin duke njoftuar Xhixhën për ndërhyrjen e policisë si dhe informacionet se kush e kaloi në Kosovë etj., etj!
Pra, meqenëse autoritetet Gjermane në atë kohë NUK kishin besim, ta shohim se sa të besuar janë tani këta SPAK-istat e rinj para drejtësisë gjermane!
E vetmja rrugë për të ngritur akuza të trafikut të drogës ndaj Olsit, shokëve të tij apo BASHKEPUNETORËVE të tjerë te dosja ‘XIBRAKA’ (gjithmonë nëse ka prova) janë materialet që vijnë nga Gjermania! Pasi tek dosja e arkivuar në Shqipëri janë kujdesur individë të ndryshëm, oficer e prokurorë që mos të lënë shume prova, veç disa pseudonimeve anonim! I vetmi verifikim që i mbetet SPAK-ut të bëj në Shqiperi, është të gjejë dhe identifikojë se kush u kujdes për dy kolumbianët për ti gjet avokat, kush u kujdes në burg për ata, kush i dërgoj ushqime dhe kush i nxori nga burgu, kush i sistemoj me shtëpi dhe kush i martojë dhe me çfarë merren sot!??
Pas gjithë këtyre veprimeve, mund të themi se ‘po kjo dosje u hetua’! Në të kundërtën SPAK-u vazhdon të jetë institucion i pabesueshëm për autoritetet gjermane dhe opinioni publik!