Ushqimi i shpejtë, pijet energjike, mielli i bardhë gjithnjë e më shumë po shkakton probleme shëndetësore të njërit, ku sëmundjet e zemrës janë më të përhapura. Për nustricionistin Altin Joka, mielli i bardhë konsiderohet dhe i “guri i vdekjes” për shëndetin e njeriut, gjë që duhet eliminuar në mënyrë absolute dhe të zëvendësohen me drithërat e shëndetshme.
Nutricionisti renditi në “Jetë Shqiptare” në RTSH disa nga ushqimet që dëmtojnë shëndetin.
“Problematikat që vijën nga kequshqyerja janë graduale dhe shpesh dhe ne i kuptojmë, niveli i stresit pagjumësisë dhe ankthit sjellin hipertension duke sjellë dhe inflamacion kronik në trupin e njeriut. Ushqimet si sheqeri, niveli i lartë i kripës, konsumi i pijeve energjike, rrija e pirjes së duhanit, alkoolit dhe ushqimit të përpunuar ndikojnë në zhvillimin e hipertensionit. Të gjitha këto krijojnë disbalancim në hormone duke shkaktuar sëmundje në trup. Mielli i bardhë pastrohet nga të gjitha vlerat dhe ne kombinim me pjekjen krijon disa elementë kancerogjen duke sjellë probleme në hormone dhe metabolizëm, prandaj quhet edhe guri i vdekjes”, tha Joka.
Nustricionisti Altin Joka e konsideroi ushqimin si vrasësin e heshtur dhe se 70 % e problemeve në trup ndodhin pikërisht nëse njeri nuk merr vlerat e duhura ushqimore.
“Ushqimi është vrasësi i heshtur më i madh që ekziston, pasi është karburanti kryesor për trupin tonë. Ajo nuk jep shenja sot po i jep gradualisht në një kohë të caktuar ose jem shëndet ose sëmundje, o plakje ose rini më të shtura. Ushqimi është thelbi i të gjithë problemeve., nëse ne kemi një ushqim të shëndetshëm atëherë kemi rregulluar rreth 70 % të gjithë problemeve të stilit të jetesës. Pjesa tjetër prej 30 % janë gjumi, aktiviteti fizik, niveli i stresit etj. Me një ushqim të dobët edhe stresi ka nivel shumë të lartë. Varet nga patologjitë dhe sëmundjet që me kombinime ushqimet si vajrat esenciale, nivelit e bimëve, çajrat, aktivitetet fizike të gjitha këto bashkë me gjumin ne kemi realizuar 90-95 % të shëndetit. Kanceri është 5-10 % gjenetik, pjesa tjetër është ushqimi dhe stili i jetesës. Edhe hipertensioni është e njëjta gjë”, tha Joka.
Në fund Joka bëri thirrje që njerëzit të konsumojnë s amë shumë drithëra, fruta dhe perime pasi janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina e minerale të rëndësishme për trupin.