nga Arsen Rusta
Në media raportohet se kreu i sapokomanduar i SHISH-it, Elvis Lila, dhe Jurgen Kole, drejtor i operacioneve në Shërbimin Informativ Shtetëror, janë ndër personat që pritet të pyeten brenda pak ditësh nga SPAK-u. Në kuadër të këtij hetimi, ata dalin si persona të dyshuar për veprimtari të paligjshme të ish-eprores së tyre, Vlora Hyseni. Kole prej disa ditësh denoncohet edhe nga kreu i opozitës z.Berisha si personi i punëve të pista të ish drejtueses së SHISH Hyseni.
Po ashtu bëhet me dije edhe pse dosja konsiderohet TOP SECRET, rezulton se Kola dhe Lila kanë lënë gjurmë në veprimet e tyre, jo vetëm në terren, por edhe në komunikimet operative lidhur me përdorimin e aseteve të SHISH-it në shërbim të grupeve kriminale/ueblajm



