Rama: Presidenti amerikan tradhtoi Hashim Thaçin

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga SHBA se Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, pas dënimit të tij në Hagë me 25 vite burg.

“Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi.

Sepse edhe pse gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën”, tha Rama nga Nju-Jorku, ku mor pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

“Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, shtoi Rama

spot_img

Latest articles

Related articles