Ish- deputeti i PD-së, Myslym Murrizi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se mes Ramës dhe Mitsotakis ka pasur një marrëveshje që Beleri të kandidojë në Himarë, dhe është Rama që e ka shkulur marrëveshjen.
Sipas Murrizit, Rama e ka prerë në besë Belerin.
“Ai është nxehur me Ramën se i ka thënë ta vë Belerin si kandidat në Himarë dhe ai i ka thënë po. Po qenë 3 veta, 2 janë spiuna. E ka ditur problemin e Belerit në ’95 ndaj ka pyetur. Rama i ka thënë pa problem. Inati i atij nuk është te Beleri, por te Rama që i ka dalë fjale. Kanë qenë 3 veta në takim mes Ramës dhe Mitsotakis, ku i ka thënë Ramës dhe ai i ka thënë vendose. Të dalë një të thotë që nuk është kështu. Ai është mërzit se ai e ka prerë në besë. 5 biznese të mëdha kanë financuar fushatën e Belerit.”, tha Murrizi.



