Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj duke shfrytëzuar postin e nënkryetarit të Kuvendit yë cilin e ka marrë nga PD, i ka bërë presion Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm ku i kërkon shqyrtimin me përparsi të çështjes se “Partisë Demokratike të Shqipërisë”.
Gjekmarkaj shton mes të tjerash se kjo çështje po trajtohet si ‘patate e nxehtë’ ndaj ju bën thirrje gjyqtarëve të çështjes që ta shqyrtojnë sa më shpejtë. Në tekstin e letrës Gjekmarkaj kërkonë paanësi nga gjykata, por nga ana tjetër ju tregon se ku është “shumica” dhe se ata nuk duhet të guxojnë që legjimitetin e PD të mos ja japin Sali Berishës dhe lëvizjes së Rithemelimit. Kujtojmë se po Agron Gjekmarkaj pak kohë më parë kur e quante Rithemelimin dhe Berishën shkatërrues të PD, i bënte thirrje po gjykatës së Apelit për të kundërtën. Pra se ka vetëm një PD me kryetar Lulzim Bashën dhe se Rithemelimi është një lëvizje ilegale.

