Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve.
Ai ndër të tjera foli edhe për investimet në ishullin e Sazanit që pritet të bëhen nga dhëndri i Donald Trump, ku u shpreh se ata nuk zgjedhin personat, por i referohen ofertave.
Ai tha se propozimi duhet të kalojë disa shkallë dhe nëse vizioni përputhen me vizionin do të ecet përpara.
Rama: Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.
Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kam pasur qeveritë paraardhëse, nuk është bërë ende realitet, më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë, sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.
Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëhere do ecim përpara.
Latinët kanë një shprehje” Padija nuk është argument”. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit , jo vetm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka me lëhtesuese qe të tërheqin investitorë.
Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, përkundrazi.