PD, Karabina: Mos pastë kurrë parlamenti deputet listash

Zëdhënësja për shtyp e PD, Mirela Karabina u shpreh se grupimi i Gazment Bardhit është pa peshë elektorale.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo uron që Parlamenti i Shqipërisë të mos ketë deputetë listash.

Mes tjerash ajo tregoi dhe opinionin që kanë demokratët për Bardhin.

“Vetëm kur mendon se kemi një grup deputetësh që deri dje i thanë demokratëve hajdeni te ardhmja dhe sot, po ky grup shkon te grupi tjetër. Bardhi është personi që lëviz. Kjo periudhë do të dëshmojë se deputetë të tillë nuk do jenë më. Janë deputetë pa peshë elektorale. Këto janë mbyllur atje lart dhe mendojnë se politikën do e bëjnë ata duke shpërdoruar besimin e elektoratit dhe qytetarëve. Një pjesë e demokratëve që janë në Elbasan janë habitur se si është bërë ky kalim i Bardhit dhe ka shkuar atje kur deri dje është thënë se nuk bashkohen kurrë. Mos pastë kurrë parlamenti i Shqipërisë deputet listash”-tha ajo.

Latest articles

Related articles