Në këtë puntatë të “Profil” ka sjellë historinë e jetës së Edmond Tupes në ekranin e Euronews Albania.
Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori, por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.
Gazetarja Greta Topjana ka nxjerrë nga sirtari i tij jo vetëm foto por shumë momente nga jeta e tij, nga Franca në Gramsh dhe jo vetëm.
Edmond Tupja në “Profil” u shpreh se shqiptarët janë popull erotik.
Ai tha: “Kur botova librin ‘Fjalori erotik i gjuhës shqipe’ pati shumë reagime edhe kur më shihnin njerëzit në rrugë. Por ne kemi letërsi erotike, psh: kur themi, ma ke gojën si kuti dhe shtatin si selvi…por letërsi erotike nuk ka. Në filmat komunist priteshin pjesët ku kishte afrimitet! Por se jemi popull i nxehtë jemi, aq sa njëherë kur po flisja për emigracionin ekonomik kam thënë se emigracionin ekonomik shoqërohet nga emigracioni erotik, se ne jemi popull erotik”.