Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj
Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.
Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas prokurorisë dy zyrtaret e kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.
Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin ne shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.