Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Ylber Xhepavdia që u largua nga vendngjarja pasi përplasi me makinë 4 këmbësorë në Burrel.
Gjithashtu është shoqërar një person, i cili ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga vendngjarja.
Kujtojmë se përplasja e këmbësorëve ndodhi sot në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit.
Ylber Xhepavdia, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje drejtuesit të mjetit dhe pas disa orësh, e arrestuan