U vra me snajper në Vlorë, 22-vjeçari ishte vëllai i Sokol Sinematit. Sapo kishte ardhur nga Belgjika

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Gëzim SInemati, vëllai i Sokol Sinematit.

Sipas inforamcioneve bëhet me dije se vrasja është bërë me snajper teksa policia akoma nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i kësaj ngjarje.

Burime bëjnë me dije se 22-vjeçari ka pas jetuar në Blegjikë dhe sapo ishte kthyer në vendlindje teksa akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes, nëse kanë të bëjnë më vëllain e tij apo personalisht me të.

Sokol Sinemati është në burg dhe ka qenë pjesë e bandës së Kakamit.

Banda e “Kakamit”

Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

spot_img

Latest articles

Related articles