Policia për aksidentin TRAGJIK: Tre viktimat ishin këmbësorë, i përplasi makina!

spot_img
Advertisements

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me aksidentin e frikshëm që i mori jetën tre të rinjve në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Në njoftim bëhet me dije se tre viktimat ishin këmbësore që po shikonin garën e makinave.

Sipas policisë dyshohet, se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur tre të rinjtë.

Si pasojë e aksidentit, përpos 3 viktima, po ashtu kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

spot_img

Latest articles

Related articles