Micotaqis: Shqipëria të tregojë se di të sillet si vend i BE

Kryeministri grek Mitsotakis nuk ndryshon qëndrimin e tij për çështjen Beleri.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor ai u shpreh se: “Çështja Beleri është çështje e shtetit ligjor, nuk është dypalëshe.”

Sipas raportimeve të mediave greke, Kyriakos Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e Greqisë se kërkohet njohja ligjore e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Kryeministri grek shtoi se presin që të gjendet një mënyrë për “ta zgjidhur problemin për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Himarës.”

Duke iu referuar faktit që për shkak të kundërshtimit të shtetit helen, Shqipëria nuk do të mund të mbajë Konferencën e dytë Ndërqeveritare, kryeministri grek tha se ky mund të jetë një test për Shqipërinë si një vend aspirant për t’iu bashkuar Unionit.

“Pra, ne ende po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike, të paktën për një shtet anëtar – dhe po, kjo çështje është kritike për ne – që është respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.” tha Mitsotakis.

Latest articles

Related articles