Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvillaur gjatë natës në Vlorë, ku u kap një furgon që po transportonte një sasi të konsiderueshme kanabisi.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj ka deklaruar se pas operacionit është shkatërruar një grup kriminal, që vepronte në fusdhën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 8 persona: Idriz Meminaj, Romir Meninaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuljanao Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meci, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë. Sipas policisë, këta persona transportonin lëndë narkotike drejt Turqisë, në rrugë detare.
Operacioni është zhilluar në bashkëpunim mes policisë së Vlorës dhe forcave RENEA, ndëra droga e kapur është në sasinë 500 kg dhe ishte e ndarë në 34 pako



