Pse Edi Rama po e dobëson Erion Veliajn?

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka thënë me shaka se Erion Veliajt do ta varë në një nga 1 milion pemët e mbjellja të pyllit Orbital. Gjysma tjetër janë faktet.

E para Edi Rama i hoqi një nga Play maker-at Veliajt, Arbjan Maznikun, me skemën klasike të ngritjes në detyrë ministrore.

E dyta Edi Rama i hoqi Endri Fugën nga Këshilli bashkiak Tiranë, i sapo dalë nga zgjedhjet e 14 majit, me skemën e dorëheqjes.

E treta Edi Rama i hoqi mbështetjen politike të gjithë të përfshirëve në aferën e Inceneratorëve duke përfshirë edhe Taulant Tushën, kurbinasin besnik të Erion Veliajt, që herët kish treguar moskokëçarje për pronën e të tjerëve.

Me djegien e Tushës, Erion Veliaj është më i dobët në skakierën e pushtetit. Mund të kesh para dhe lidhje ndërkombëtare sa të duash, kur je vulnerabël në Tiranë nuk ka shanse të fitojë betejën për lidershipin me 2 sfidantët e tjerë.

spot_img

Latest articles

Related articles